Kosovë
Kokaina e sekuestruar, vjen reagimi i Ministrit të Brendshëm
Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pa kompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për kapjen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike në Lipjan.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky aksion ka qenë në koordinim me institucionet e partnerëve të Kosovës.
“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”, shkruan Sveçla.
Ai po ashtu, theksoi se “Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pa kompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”.
“Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, shkruan ai. Ndryshe, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Lipjan, që ka të bëjë me lëndë narkotike. Policia e Kosovës ende nuk kanë konfirmuar një aksion të tillë. Ndryshe, mediet në Shqipëri raportojnë nga burime të vetat se 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
