Sport
Klubi befasues të cilit mund t’i bashkohet Bale këtë verë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Gareth Bale mund t’i bashkohet klubit të vendlindjes, Cardiff City, në një lëvizje befasuese në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sulmuesi i Real Madridit e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenham Hotspur dhe do të kthehet në Madrid për t’i filluar përgatitjet për sezoni ne ri, pasi ka edhe një vit kontratë më gjigantin spanjoll, raporton Gazeta Express.
Pas eliminimit të Uellsit nga Kampionati Evropian 2020 këtë muaj, pati thashetheme se Bale do të pensionohet nga futbolli me klube, por një gjë e tillë u hodh poshtë menjëherë nga përfaqësuesit e tij.
Mendohej se Bale do të qëndronte në Madrid pas kthimit të Carlo Ancelottit në stol, duke qenë se kjo dyshe kishte punuar së bashku gjatë periudhës së parë të italianit në postin e trajnerit të Realit.
Por, sipas mediave në Spanjë, asnjëra prej këtyre dy thashethemeve nuk do të ndodhë.
Tani, befasisht, thuhet se Cardiff City, klubi i vendlindjes së tij në Uells, është favorit për t’i siguruar shërbimet e tij. Sipas kompanive të basteve, Cardiffi është klubi favorit për Bale, i ndjekur nga Tottenhami.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
