Lajme
Kjo është koha e agjërimit në gjithë botën
Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku nga 10 deri në 21 orë në varësi të vendit ku jeni në botë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

E marta e 13 prillit simbolizon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për këtë vit. Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku nga 10 deri në 21 orë në varësi të vendit ku jeni në botë, shkruan Aljazeera. Muaji i shenjtë i Ramazani nis 10 deri në 12 ditë më herët çdo vit. Kjo sepse kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor “Hixhri” me muaj që janë të gjatë 29 deri në 30 ditë.
Herën tjetër kur Ramazani do të fillojë rreth 13 Prillit do të jetë rreth 33 vjet nga tani, përkatësisht viti 2054.
Numri i orëve të agjërimit ndryshon nga vendi në vend. Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës si Kili ose Zelanda e Re do të agjërojnë mesatarisht 11 orë ndërsa ata që jetojnë në vendet veriore si Islanda ose Norvegjia do të agjërojnë për më shumë se 18 orë.
Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të ulet deri në vitin 2032, i cili është viti kur Ramazani do të bjerë gjatë solsticit dimëror – dita më e shkurtër e vitit.
Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës – dita më e gjatë e vitit verior. Për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.
Më poshtë është numri i orëve të agjërimit në qytete anembanë botës. Orët dhe kohët aktuale të agjërimit do të ndryshojnë nga dita, si dhe metodat e llogaritjes:
Në qytetet ekstreme më veriore të tilla si Longyearbyen në Norvegji, ku dielli nuk perëndon nga 20 Prill deri më 22 Gusht, vendime fetare, ose fetva, janë lëshuar për të ndjekur kohën në Mekë, Arabinë Saudite, ose në vendin më të afërt mysliman.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
