Lajme
KFOR: Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë
Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Mitrovicën veriore janë brengosëse sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

Publikuar
2 muaj më parëmë

Komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Mitrovicën veriore janë brengosëse sidomos tani në prag të zgjedhjeve.
Ai në RTK Prime ka thënë se e gjithë puna që është bërë ndër vite në veri, rrezikon të humbet, derisa është shprehur këmbëngulës se nuk do të tolerojnë dhunën në veri të vendit.
“Detyra jonë e parë është sigurimi i lëvizjes së lirë në Kosovë. Jemi të pajisur për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Por, ne veprojmë në pajtim me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke reaguar ndaj cilësdo situatë që e kemi përpara. Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë. Dhunën nuk mund ta tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë”, ka theksuar Ristuccia.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
