fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

KFOR, mbulon Kosovën me helikopterë

Publikuar

Forca paqeruajtëse e NATO-së në Kosovë, KFOR përmes një njoftimi për medie ka treguar së të enjten do të zhvillojë një stërvitje të zakonshme trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas KFOR ushtrimi do të fokusohet kryesisht në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere.

“Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, theksohet në njoftimin e lëshuar nga KFOR.