Lajme
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin pa ujë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë në disa rrugë në kryeqytet.
Në njoftim thuhet se “Intervenimet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit janë përditshmëri e punës së ekipeve të operimit dhe mirëmbajtjes”.
“Një nga defektet e ditës së sotme që, përgjatë sanimit u detyruam të ndërpremë furnizimin me ujë në disa rrugë të kryeqytetit, është dëmtimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje dhe natyra e ndërlikuar e këtij defekti është duke ndikuar në zgjatjen e mëtejme të sanimit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se pa ujë janë: rruga “Bajram Bahtiri”, rruga e “Llapit” dhe “Ali Pashë Gjinolli”.
“Kërkojmë mirëkuptim, derisa ekipet janë duke e bërë të pamundurën në sanimin e këtij defekti”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
