fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Këshilli, vendos sot për kryesinë e re të LDK -së

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj  sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku pritet që të votohet propozimi i kreut të kesaj partie për anetarët e rinj të kryesisë, si dhe për të hartuar platformën mbi të cilën do të punojë udhëheqësia e re.

Mbledhja do të mbahet sot në orën 14:00 në “Emerald”,

Pritet të shihet ndërkohë se kush do të jenë njerëzit që do të zgjidhen për t’i qëndruar afër Abdixhikut si nënkryetar. LDK ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë. Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit./tipografi/