Shqipëri
Kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashes
Disa nga emrat e anëtarëve të Partisë Demokratike që kanë kërkuar dorëheqjen e z. Basha nga posti i kryetarit janë ish presidenti Bujar Nishani, Arben Imami, ish kryetari i KQZ-së Arben Ristani, Edith Harxhi, Endira Bushati etj.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike nëpërmjet një deklarate kanë kërkuar dorëheqjen e z. Basha nga posti i kryetarit të PD-së. Kërkesa e tyre vjen pas rezultatit që PD-ja me në krye Lulzimin Bashën arriti në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ne kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për Partinë, proçes, i cili të mundësojë zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturate reja drejtuese të Partisë,” shkruhej në deklaratën e anëtarëve të grupit të PD-së.
Disa nga emrat e anëtarëve të Partisë Demokratike që kanë kërkuar dorëheqjen e z. Basha nga posti i kryetarit janë ish presidenti Bujar Nishani, Arben Imami, ish kryetari i KQZ-së Arben Ristani, Edith Harxhi, Endira Bushati etj.
Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nxorri fituese Partinë Socialiste me 74 mandate, Partia Demokratike mori 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të merrte 4 mandate dhe PSD-ja 3 mandate.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
