Lajme
Kemi hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19

Publikuar
2 vjet më parëmë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve.
“Sot kemi 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh”, ka thënë Krasniqi, në emisionin “Debat” të RTK-së.
Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore.
“Po bëjmë maksimumin të ofrojmë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar”, tha Krasniqi tutje.
Drejtori i SHKUSK-së ka folur edhe për fillimin e pandemisë në Kosovë, pikërisht një vit më parë.
Ai tha se në fillim kishte frikë dhe panikë të madhe, pasi që nuk kishte edhe shumë informacione./tipografi!

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
