fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Katër përforcime për Bylisin, ballshiotët transferojnë lojtarin e AEK-ut dhe ishin e Tiranës

Publikuar

Bylis godet në limitet e merkatos me klubin ballshiot që zyrtarizoi katër përforcime për pjesën e dytë të sezonit. Ballshiotët, nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale prezantuan katër lojtarë që do të kontribuojnë në drejtimin e trajnerit Arjan Bellai për të rikthyer skuadrën në Superiore sezonin e ardhshëm.

Lexo edhe:

Bëhet fjalë për emra të njohur të futbollit shqiptar si Elvi Berisha, ish-lojtar i Apolonisë, Laçit, Skënderbeut, Tiranës dhe së fundmi Flamurtarit. Për të vazhduar me Skerdiljad Levendin, ishin e Apolonisë, apo Lushnjes dhe Egnatias. Ndërkohë, dy afrimet e tjera vijnë nga jashtë vendit, saktësisht nga Greqia.

I pari është Angjelo Toska, mbrojtësi i krahut i cili mbërrin në Ballsh si një përforcim nga Panahaiki, skuadër e Superligës së dytë greke. Ndërkaq, lojtari tjetër është Laert Papa që luan në rolin e anësorit të djathtë. Papa ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë nga U15 deri në U19, ndërsa 21-vjeçari është formuar te AEK-u i Athinës e së fundmi ishte pjesë e skuadrës B të grekëve.

Njoftimi i klubit të Bylis: 

Futboll klub “Bylis” njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me 4 futbollistë në limitet e merkatos.

Angjelo Toska, mbrojtes krahu i datelindjes 2001, i cili se fundmi ka qene pjese e skuadres se njohur, Panahaiki ne Superligen 2 te Greqise.
✍️Laert Papa, mesfushor (ëinger i djathtë), i datëlindjes 2003, pjesë e kombëtarve të moshave kuqezi nga U-15 deri në U-19. Papa vjen pas eksperiencës si pjesë e klubit të madh grek, AEK i Athinës.
✍️Elvi Berisha, sulmuesi 24-vjeçar që së fundmi ka qenë pjsë e Flamurtarit dhe më parë ka luajtur edhe me Apoloninë, Laçin, Tiranën dhe Skënderbeun.
✍️Skerdilajd Levendi, 22-vjeçar, mesfushor me tipare sulmuese, që së fundmi ka qenë pjesë e Lushnjës dhe më parë ka veshur fanelat e Apolonisë dhe Egnatias në Superiore!

Iu urojmë mirëseardhjen në familjen tonë të madhe!

Në Ballsh, janë të qartë sa i takon objektivave dhe drejtuesit synojnë rikthimin e menjëhershëm të skuadrës në Superiore teksa aktualisht mallakastriotët mbajnë vendin e dytë pas Elbasanit në Kategorinë e Parë, por kanë një ndeshje më pak se verdheblutë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook