fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Kapiteni shqetëson Milanin, mungon në ndeshjen e së enjtes

Publikuar

Kapiteni i Milanit, Davide Calabria, shfaqi një problem muskulor gjatë ndeshjes kundër Napolit dhe tani është në rrezik për ndeshjen e Europa League-s me Rennes.

Mbrojtësi i djathtë u largua nga fusha në pjesën e parë dhe u pa duke shtrënguar pjesën e sipërme të kofshës së djathtë, në zonën e aduktorit. Ai u zëvendësua nga Alessandro Florenzi.

Raportet fillestare nga Sky Sport Italia dhe DAZN sugjerojnë se Calabria është në dyshim për ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League kundër “Stade Rennais”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Eurogol nga goditja e dënimit, Rey Manaj dhuron spektakël në Turqi

VIDEO/ Jo vetëm Manaj, një tjetër shqiptar shënon në Superligën turke

VIDEO/ Cikalleshi protagonist me asist, Konyaspori në avantazh

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Bellingham, kavilja “tradhton” mesfushorin

Ndeshja do të luhet mbrëmjen e së enjtes së ardhshme dhe duket se nuk ka gjasa që italiani të jetë në dispozicion të Piolit, sidomos duke pasur parasysh listën shumë të gjatë të dëmtimeve muskulore që Milani ka pasur gjatë gjithë sezonit.

Malick Thiaw duhet të rikthehet në stol kundër Rennes, pothuajse tre muaj nga dëmtimi i rëndë që pësoi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook