Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar së ka arritur të ndaloj në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, një akt të kontrabandimit me njerëz.
Në njoftimin e policisë thuhet së i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia.
Në ngjarje të tjera policia njofton edhe për arrestimin e 17 persona për vepra të ndryshme.