fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kaos nëpër rrugët e Kosovës

Publikuar

Deri sa Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar që rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve edhe përkundër reshjeve të borës, nga ajo që po shihet nga tereni është se qarkullimi, sidomos në magjistralen Prishtinë – Pejë dhe  autostradën Prishtinë – Prizren, po zhvillohet më shumë vështirësi dhe si rezultat të mos pastrimit të këtyre akseve rrugore nga bora, ka pasur një numër të aksidenteve.

Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.

Ndërsa nga qytetar të shumtë kemi pranuar foto nga këty dy akse rrugore, të cilat për gjendje të renduar, aksidente, qytetar që kanë dal nga veturat dhe kolona.

Pavarësisht kësaj Ministria e Infrastruktures bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.

Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme, shkaktojnë prezencë të borës në rrugë andaj luteni që të përshtatni shpejtësinë dhe të mbani distancën e duhur mes automjeteve gjatë lëvizjes.

 

Vazhdo më shumë