fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Kam fjetur shumë pak”, Sinner zbulon mendimet në pikën e fundit të ndeshjes

Publikuar

Jannik Sinner ishte autor i një ndeshje të madhe në finalen e Australian Open. Tenisti italian përmbysi dy sete disavantazh ndaj Daniil Medvedev dhe pas më shumë se tre orësh fitoi titullin e parë Grand Slam në karrierë. Një ditë pas sfidës, 22-vjeçari zbuloi edhe mendimet në momentin kur po luante për pikën e fundit dhe të fitores ndërsa shtoi se kaloi një natë me shumë pak orë gjumë.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm, po realizoj pak nga pak atë që kam si objektiv. Fjeta shumë pak orë gjumë, është një rezultat i madh për mua dhe për skuadrën time. Në momentin që po luaja për pikën e fundit, në mendjen time kaluan shumë momente. Sakrifica, punë, gjithçka kam bërë gjatë karrierës për të mbërritur këtu ku jam.

Lexo edhe:

Besoj se kjo në Australian Open është ndjesia më e bukur deri në këtë pikë të karrierës. Akoma nuk e besoja, vetëm pas disa orësh nisa ta kuptoja me të vërtetë atë që kishte ndodhur. Në fillimin e një sezoni nuk mund ta parashikosh si do të shkojë, por u ndjeva shumë mirë në Australi.

A mund të barazoj 10 titujt e Djokovic në Australian Open? Të them të drejtën kjo është diçka që nuk e mendoj, Nole luan një kampionat më vete. Jam i lumtur që këtë trofe e fitova unë këtë vit, koha do ta tregojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ka shumë punë për të bërë, por do të argëtohem dhe të shohim”, u shpreh Sinner.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook