Lajme
Ka nisur numërimi i votave me postë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Tipografin se të martën ka filluar procesi i numërimi të votave që kanë ardhur më postë
“Mbrëmë në mesnatë është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, ndërsa sot (e martë) kemi filluar me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës”, ka thënë Elezi.
Sipas tij janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime që duhet të numërohen në QNR
Sipas Elezi tashme jemi në fazën përfundimtare para së KQZ të shpall rezultatet meqë sipas tij numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë e përmbyll procesin e numërimit të votave.
Elezi ka bërë të ditur se janë 45 tavolina aktive të numërimit në QNR, dhe po punojnë që sa më shpejtë të përfundoj numërimi i votave me postë.
“Me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ nuk përfundon procesi zgjedhor, pasi që subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre në PZAP për rezultatin e shpallur nga KQZ”, ka përfunduar Elezi. /tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
