fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Ka ndërruar jetë ish kryeministri shqiptar

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të deputetit socialist.

Publikuar

Ish kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, ka ndërruar jetë të hënën në orët e para të mengjesit.

Fino, cili ishte edhe deputet i Partisë Socialiste ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Tama i cili përmes një postimi në Facebook shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të deputetit socialist.

“⚫️ E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë💔 Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur🌹”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ish-kryeministri Bashkim Fino prej disa ditësh ishte prekur nga COVID-19, betejën me të cilin nuk arriti ta fitonte.

Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, kur u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Ai ka ushtruar detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001  ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021