fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Juve, lamtumirë titull! Kriza e bardhezinjve në momentin më të bukur!

Publikuar

Me kalendarin në favor, përballej me Empolin e Udinesen në shtëpi, dhe mundësinë për të treguar muskujt në takimin direkt me Interin, për Juven duhej të ishte një udhëtim drejt ëndrrës titull. Ndodhi krejt ndryshe, pasi Juventusi u fundos si një Titanik, pasi u përplas me ajsbergun zikaltër duke treguar gjithë brishtësitë që ishin fshehur deri tani në luftën me Interin. Kështu, brenda pak javësh Allegri u transformua nga rivali kryesor për titullin në një skuadër jo favorite, nga mundësia për të parakaluar Interin, në 7 pikë diferencë që mund të bëhen 10, pasi Interi duhet të rikuperojë ndeshjen në shtëpi me Atalantën.

Më keq se kaq nuk mund të shkonte. Fakti është që Allegri edhe tani predikon qetësi, duke mos thënë ndoshta fjalët që do të donte ti thoshte publikisht skuadrës. Juventusit të tij i mungoi kthjelltësia , por edhe gjakftohtësia që bën diferencën mes një skuadre që e di se mund të fitojë. Objektivi ishte që të qëndronin pranë në klasifikim me Interin duke u përpjekur të përfitonin nga impenjimet e zikaltërve në Champions dhe hapat falsë që mund të bënin, por në fund ndodhi e kundërta.

Në një analizë të ndershme, diferenca mes Juventusit dhe Interit ekzistonte dhe tani është evidente. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për llogaritë e vlerës ekonomike të organikave. Interi është më i strukturuar, më i gatshëm, teknikisht më i fortë, por tani është e qartë që është dhe psikologjikisht shumë më i fortë.

Lexoni edhe:

Mjafton të marrësh raundin e fundit të kampionatit, zikaltrit luanin në Romë, kundër një skuadre në rritje dhe shumë të motivuar, u gjendën në disavantazh 2-1, nuk ju dridh qerpiku, përmbysin rezultatin qëndruan në këmbë kur verdhekuqtë po ushtronin presionin më të madh dhe e mbyllin me golin e 4-2.

Juventusi në të kundërt, u gjend në disavantazh rastësisht në pjesën e parë, lejoi veten të kapej nga ankthi pa arritur të ndryshojë drejtimin e sfidës. Tani i duhet të gjejë veten për të ruajtur vendin e dytë në një sezon ku e kanë humbur objektivin parësor. Që ishte titulli, pavarësisht përgënjeshtrimeve të Allegrit që janë pjesë e lojës. Transferta e Veronës, takimi i ardhshëm i bardhezinjve, do të tregojë se sa e fortë ka qenë kjo goditje për bardhezinjtë. Në segmentin kur duhej të parakalonte, Zonja u pengua duke humbur 8 pikë ndaj Interit që përballej me Fiorentinën, Juventusin e Romën, dhe 6 nga Milani që tani është vetëm 1 pikë pas. Kampionati fillon tani, apo siç është më logjike të mendosh, përfundoi të hënën.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook