fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Jo vetëm leksion nga Xabi Alonso, Tuchel merr surprizën e hidhur nga ultrasit

Publikuar

Tifozët e Bayern Munich e kanë humbur durimin pas humbjes 3-0 në “finalen” e titullit kampion përballë Bayer Leverkusen në “BayArena”.

Skuadra e Xabi Alonsos nuk hoqi dorë nga futbolli fantastik, duke dominuar bavarezët në çdo aspekt. Dhe tashmë kryeson me 5 pikë më shumë se kampionët në fuqi.

Ultrasit e Bayernit kërkojnë shkarkimin e trajnerit. Tuchel, i cili qëndron në pankinë prej fundit të marsit të vitit të kaluar, nuk ka arritur në asnjë moment të futet në zemrat e tifozëve bavarezë.

Lexo edhe:

Tuchel jashtë”, lexohet në një pankartë që kanë shpalosur tifozë në “Sabener Strabe”, qendrën stërvitore të Bayern Munich.

Skuadra rikthehet në fushë të mërkurën, për llogari të Champions League. Kundër Lazios në “Olimpico”, me synimin për të rigjetur fitoren dhe për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimin në çerekfinale.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook