Lajme
Jep dorëheqje deputeti nga radhët e PSD-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, (PSD) Tom Doshi dha të hënën, (26.04) dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi në Zgjedhjet Parlamentare të së dielës si edhe nga mandati i deputetit.
Në një letër dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ai deklaron që “jap dorëheqjen nga mandati im si deputet, të fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe i kërkoj KQZ zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor”.
Pjesëmarrja e Tom Doshit, si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit erdhi pas refuzimit prej tij të thirrjeve këmbëngulëse të ambasadës amerikane drejtuar KQZ që të mos lejonte kandidimin e tij pasi kishte të dhëna për përfshirje “në raste madhore korrupsioni.”
Numërimi i votave për subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka filluar mbrëmë në mesnatë dhe po vazhdon. Komisioneri Shtetëror i KQZ deklaroi se ai do të përfundojë brenda 48 orësh. Në 8 orët e para të ditës së sotme, (26.04) janë numëruar votat në rreth 20 përqind të 5199 kutive votimi. Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson me 50.19 përqind të votave, e ndjekur nga PD me 39 përqind, LSI me 7,1 përqind dhe PSD me 2 përqind. Të përkthyera në mandate deputetësh këto përqindje votash janë 66 për PS, 52 për PD , 6 për LSI dhe 3 për PSD.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
