fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Jeni bishtaleca – keni dalë pasi keni humbë

Publikuar

Debat me tensione është zhvilluar sonte në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, mes anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, si dhe kandidatit për deputet nga AKR, Jetlir Zyberajt.

”Hajde tash hesht edhe Mos me fol në vesh se po m’pengon”, i është drejtuar Kurteshi, Zyberajt ndërsa diskutonin për çështjen e rinumërimit të votave dhe sistemin e Drejtësisë në vend.

Tutje në replikën e tij Jetlir Zyberaj i thotë Sami Kurteshit se nuk është kompetent për të folur për shëfin e tij duke iu drejtuar: ”Ju nuk jeni i kualifikuar për të folur për shefin tim”.

Por, të menjëhershëm ndaj Zyberajt e pati reagimin Kurteshi.

”Ju jeni bishtaleca që tani keni dalë pasi keni humb. Dhe jeni humbës të këqinjë”.

”Lëre mos u bëjë naiv dhe primitiv. Ti po më tregon mua kush ka luftu e kush s’ka luftu me 20 vjet”, shprehet Kurteshi.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021