fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Janjiq: Ata që besojnë së Serbia do ta njoh Kosovën, jetojnë në përralla

Publikuar

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka thënë se ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës jetojnë në përralla.

“Ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës në mënyrë që të kenë duar të lira për të përfunduar spastrimin etnik në Kosovë, jetojnë në përralla”, transmeton Klan Kosova.

“As politikanët e SHBA-së dhe as të BE-së nuk janë në atë histori tani 20 vjet pas të gjitha atyre gabimeve të udhëheqësve të Kosovës”, shkruan ai në Twitter.

Ai ka shpërndarë një lajm të emisarit të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer me titullin se “marrëveshja duhet të pranohet nga të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021