fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Ja propozimi i MSH për lirimin e masave anti Covid 19

Ministria e Shëndetësisë do të propozojë nga Qeveria e Kosovës që kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së, ndërsa shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur për sonte në ora 19:00, mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku një ndër pikat do të jetë shqyrtimi i masave anti Covid, të vendosura para dy javë nga Qeveria. Sic është njoftuar gjatë javës, Qeveria pritet që t’i ndryshoj këto masa, duke i hapur rrugën hapjes së sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Për zbatimin e plotë të masave të reja, Ministria e Shëndetësisë mbrëmë u ka dërguar një letër komunave.

Në letrën që ka siguruar Express thuhet se Ministria e Shëndetësisë do të propozojë nga Qeveria e Kosovës që kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së, ndërsa shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID –19.

Letra e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Me qëllim të informimit paraprak dhe të koordinimit me Komunat e Republikës së Kosovës lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera do t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Kosovës, që:

– Vendimi të zbatohet në të gjithë Republikën e Kosovës;

– Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;

– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;

– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;

– Kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021