Kosovë
Ja kushtet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Publikuar
2 vjet më parëmë

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar disa nga “vijat e kuqe” për Vjosa Osmanin që ka kjo parti për ta votuar atë si presidente.
“Në fillim duam të dimë qëndrimin e Osmanit për dialogun. A do ta vazhdojë ajo dialogun. Ne duam që normalisht ajo të jetë pro dialogut në mënyrë që t’i jep vendit perspektivë. Pastaj duam të dimë qëndrimet e saj në raport me institucionet e pavarura. Tash duhet të zgjidhet shefi i AKI-së, ambasadorët, gjyqtarët, prokurorët…”, tha ai në “Debat Plus”.
Muhaxheri thotë se është rrezik që nëse një parti i merr tri institucionet kryesore të shtetit. Ai thotë se nga Osmani duan të dinë edhe raportet që do të ketë me pozitën dhe opozitën. “Nëse ajo do t’i shërbente vetëm një partie, për ne është e papranueshme”, thotë Osmani’
Nënkryetari i LDK-së thotë se duhet pasur parasysh edhe inatet personale që kanë disa njerëz në LDK me Vjosa Osmanin. “Zonja Osmani dy herë nuk e ka votuar qeverinë e Kosovës. Në këtë legjislaturë ne kemi deputetë Kryeministrin (Avdullah Hoti), Zëvendëskryeministrin (Driton Selmanajn) dhe katër ministra që zonja Osmani nuk i ka votuar. Me çfarë kërkese ne mund t’iu kërkomë këtyre ta votojnë Osmanin”, deklaroi ndër të tjera Gazmend Muhaxheri.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
