fbpx
Lidhu me Ne!

Ja kush u arrestua në Telekomin e Kosovës?

Në mesin e të arrestuarve janë ish-drejtori i Marketingut në Telekom, T.M si dhe A. O ish-drejtor i Financave.

Publikuar

Arrestimin e katër personave në Telekomin e Kosovës, Policia e Kosovës e ka konfirmuar përmes një deklarate zyrtare për medie, ku ka dhënë detaje rreth aksionit të sotëm në Telekomin e Kosovës.

Policia e Kosovës konfirmon se ky aksion ka rezultuar me tashmë katër të persona të arrestuar, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

”Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Ndërkohë mediet kanë raportuar se në mesin e të arrestuarve janë ish-drejtori i Marketingut në Telekom, T.M si dhe A. O ish-drejtor i Financave.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021