Kosovë
Ja kush janë anëtarët e rinj të Bordit të Telekomit
Qeveria për kryetar të bordit ka zgjedhur Shpëtim Dobren

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka kompletuar bordin drejtues të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës, ndërkohë që për kryetar të bordit ka zgjedhur Shpëtim Dobren.
Qeveria ka bërë të ditur se anëtarë të këtij Bordi janë Sajnije Thaqi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muqaj, Remzi Kelmendi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ftoi ministrat që të miratojnë këtë vendim duke thënë se me këtë vendim po i vjen fundi një procesi të gjatë.
“Një proces i gjatë po përfundon sot, me emërimin e këtij bordi të drejtorëve. Ju ftoj që nëse nuk keni diçka për diskutim t’i miratojmë”, tha Kurti gjatë mbledhjes.
