fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ja emrat e ndërkombëtarëve që deshën ndarjen e Kosovës

Aty i mposhtëm ne ato, pra ishte Merkel që e varrosi këtë ide. Po të isha unë në qeveri në rreth të gjitha që unë i kam në evidencë i shpall non-grata, por e kisha filluar nga djali i Soros”

Publikuar

Disa ditë më parë, ish-kryenegociatorja e Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri doli me një deklaratë bombastike kur kërkoi që Aleksander Soros, djali i George Soros të shpallej person “non-grata” nga Kosova.

Zonja Tahiri ishte e ftuar sot në emisionin “Zona Zero” për të shpjeguar se pse kishte mbajtur një qëndrim të tillë.

“Ndërhyrja e djalit të Sorosit në çështje të rrezikshme për shkëmbim të territoreve në Kosovë, ai ka qenë në krye të përpjekjeve për ndryshim kufijsh dhe është e faktuar. Kur e pashe në takimin me Albin Kurtin ma mori mendja që Soros po vazhdon lojën e babait të tij, e kur e pashë këtë foto në Samitin e Beogradit që rrinin gatitu para tij mendoj se ai ka kërkuar ndryshimin e Kosovës”, tha Tahiri.

Ajo akuzoi se ka pasur disa politikanë që kanë kërkuar ndryshimin e kufijve duke përfshirë kancelarin austriak Sebastian Kurtz, ish-kryediplomatin e BE-së, Federica Mogherini apo Petriç një nga negociatarët. Tahiri theksoi se tashmë ato janë larguar nga skena politike, ndërsa akuzoi se Rama ka pasur takime me disa prej tyre në zonën e Dhërmiut në vilat qeveritare.

“Aty i mposhtëm ne ato, pra ishte Merkel që e varrosi këtë ide. Po të isha unë në qeveri në rreth të gjitha që unë i kam në evidencë i shpall non-grata, por e kisha filluar nga djali i Soros”, tha Tahiri.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021