fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Ja çka do të ndodh sot në Kosovë

Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu.

Publikuar

9:00 Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore, Prishtinë.

09:00 Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

10:00 Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00 Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën “Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”. (https://zoom.us/j/95302971166?pëd=L2txdË5NSklnc0JPZDBRaTJëeË1HQT09)

11:00 Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00 Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lanson raportin “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”. (https://zoom.us/j/93253313475)

12:00 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së)

13:00 Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për media me rastin e Premierës së shfaqjes “Entre dos Aguas” & “Troy Game” me koreografi nga Robert North. (Teatrin Kombëtar të Kosovës) 13:00 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bën publikimin e raportit “E drejta për të vërtetën viktimat pa emër”. Prononcimet për medie bëhen nga.(https://us02ëeb.zoom.us/j/83534803431?pëd=SjhrZmhNZVRyUVdEanZIMmxLZTlOZz09)

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook