fbpx
Lidhu me Ne!

Kuriozitete

Ja 35 thëniet e Chaplin-it

Publikuar

Charles Spencer Chaplin (1889 – 1977) ishte aktor, komik, regjisor, skenarist, kompozitor dhe prodhues kinematografik. Ai u nderua me çmime Oscar për karrierën (1929 dhe 1972) dhe Oscar për kompozimin muzikor më të mirë origjinal (1973).

35 thëniet e tij më të njohura:

  • Lypset një minutë për të dalluar dikë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashuruar, e një jetë për ta harruar.
  • Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
  • Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
  • Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
  • Suksesi të bën simpatik.
  • Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur.
  • Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hajrit mjafton dashuria.
  • Qetësia është një dhuratë universale, që pak njerëz dinë të vlerësojnë.
  • Pa para, pa probleme.
  • Jeta nuk është një domethënie, por një dëshirë.
  • Nuk ka rëndësi realiteti në një film, por ajo që imagjinata mund të bëjë.
  • Koha është një artiste e madh: i gjen gjithçkasë fundin e duhur.
  • Kujdesu më shumë për ndërgjegjen se për famën! Ndërgjegjja është çfarë ti je, Fama është çfarë të tjerët mendojnë se je. Dhe çfarë të tjerët mendojnë se je është problem i tyre.
  • Zor se gjen dikë që t’i biesh përshtat ashtu siç je, prandaj jeto ashtu siç dëshiron!
  • Njeriu është një kafshë e zbutur, që për shekuj me radhë ka sunduar mbi kafshët e tjera me dhelpëri, dhunë e mizori.
  • Një vrasje të bën bandit, miliona vrasje të bëjnë hero. Numri të shenjtëron.
  • Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin.
  • Lodra jonë kryesore është truri.
  • Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!
  • Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
  • Një lavir, një xhentëlmen, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar, gjithmonë shpresojnë për romancë dhe për aventurë.
  • Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
  • Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
  • Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
  • Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
  • Unë jam për njerëzit. Nuk kam ç’i bëj.
  • Në fund, çdo gjë është një shaka.
  • Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
  • Të ndihmosh një mik në nevojë është e kollajtë, por t’i japësh atij kohën tënde nuk është gjithmonë e favorshme.
  • Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
  • Unë mbetem një gjë, dhe vetëm një gjë, dhe kjo është një kloun. Më vendos në një avion shumë më të lartë, se sa çdo politikan.
  • Nuk kam nevojë për drogëra për të qenë një gjeni, mos mendoni se një gjeni është njerëzor. Por unë kam nevojë për buzëqeshjen tuaj, që të jem i lumtur.
  • Mbaj mend, gjithmonë mund të përkulesh dhe të mos kapësh në tokë asgjë.
  • Dëshpërimi është një narkotik. Ai e vë mendjen në gjumë dhe e shpie drejt indiferencës.
  • Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.