fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Islami: Adem Jashari kishte mundësi të shpëtonte (video)

Publikuar

Shkrimtari Bedri Islami, veteran i UÇK-së u shpreh se familja e Jasharjve është një gur-themel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u rrethuan 3 herë nga forcat serbe.

Zoti Islami kujton se Adem Jashari në natën e 4 marsit, së bashku me dajën e tij, Osman Gecin dhe me vëllanë Hamzën vendosën që të kthen në shtëpi.

Sipas tij, banesa e Jasharjve është rrethuar mëngjesin e 5 marsit, ku në rrethimin e tyre kanë qenë edhe forcat e Arkanit, forca speciale, të cilat bënë gjenocid mbi shqiptarët.

“Nga familja e Jasharjve janë vrarë 20 vetë, në total janë vrarë 54 vetë”, tha më tej shkrimtari.

Sipas zotit Islami në Euronews Albania tregon se në ditën e parë të rrethimit  Ademi kishte mundësi të shpëtonte.

“Mund të largohej, për vetë faktin se nipi i tij Bashkimi çau rrethimin së bashku me një kushëri, por ishte i vendosur për të bërë këtë akt”, tregoi ai.

Dy vëllezërit Jashari ai i përshkroi si persona me një formim të jashtëzakonshëm.

“Ademi dhe Hamza kanë qenë me një formim të jashtëzakonshëm. Në letrën e fundit në tij vihen re dy gjëra shumë interesante, një gjuhë letrarë e mrekullueshme, ku mund të vësh re vetëm 4 -5 gabime në letrën prej disa faqesh. E dyta, modestia për të mos dëshmuar veten se kemi qenë ne”, tha ai.

Zoti Islami tregon se para se të ndodhte masakra e Prekazit, Adem Jashari letrën e tij të fundit e dërgoi në strukturat e UÇK-së në nëntor të vitit 1997, për një betejë që kishte ndodhur.