fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Isha praktikisht një lojtar i Bayer”, Walker: Doja të “zhdukesha” nga Anglia, falenderoj Guardiolën

Publikuar

Kyle Walker është përfshirë së fundmi nga një skandal mediatik në Angli duke qenë se anësori i Manchester Cityt, ishte autor i një jete të dyfishtë. 33-vjeçari është në pritje të fëmijës së katërt me bashkëshorten e tij, por nga ana tjetër, ishte bërë baba edhe nga një lidhje jashtëmartesore.

Gjithçka u bë publike në media dhe Walker tashmë i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten e tij. Së fundmi, në një intervistë për “The Sun”, lojtari theksoi se e priste që skandali të publikohej dhe për këtë mendoi transferimin në Gjermani te Bayern Munich. Në intervistën për tabloidin anglez, mbrojtësi shpjegoi edhe marrëdhënien me trajnerin Pep Guardiola që e mbështeti pavarësisht problemeve.

Lexo edhe:

“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga Manchester City. Jemi skuadra më e mirë në botë, unë doja vetëm të largohesha nga Anglia. E dija që në media do të bëhej shumë “zhurmë” për mua. Isha pranë transferimit te Bayern Munich, një klub i madh. Por, në fund nuk munda të braktisja gjithçka. Jam ende në Angli dhe pavarësisht dhimbjes dhe emocioneve, unë ende mund të takoj fëmijët e mi dhe të dërgoj djalin tim në futboll. Në Gjermani nuk do të mund ta kisha bërë diçka të tillë.

Guardiola? Ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte me jetën time. Nuk e lajmërova sepse ai do të mendonte se nuk do të isha në gjendjen e duhur psikologjike për të luajtur futboll. Por, tani nuk kam mjaftueshëm fjalë për ta falenderuar sepse më mirëkuptoi. Në këto katër vite më ka besuar gjithnjë”, u shpreh Ëalker.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook