fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ish-lojtari i Napolit i izoluar në spital psikiatrik: Duhet ta bëj për djalin tim!

Publikuar

Ezequiel Lavezzi është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët në jetën e tij. Javët e fundit kanë qenë tepër të ngarkuara për ish-lojtarin e Napolit teksa argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas mediave, Lavezzi i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total. Ndërkohë, L’Equipe zbulon edhe bisedën mes Lavezzit dhe një të afërmi të tij. Ky i fundit tregon për prestigjiozen franceze se Lavezzi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale.

Lexo edhe: 

Po ashtu, Lavezzi i është rrëfyer të afërmit të tij se në këtë periudhë rehabilitimi duhet edhe të lërë pas abuzimet me drogën dhe alkoolin. Sakaq, avokati i ish-sulmuesit shprehet se Lavezzi do të qëndrojë në klinikën e rehabilitimit për një periudhë të paktën trejavore ndërsa më pas mjekët do të marrin një vendim nëse argjentinasi mund të rikthehet në shtëpi apo jo.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook