fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ish-lojtari i Barcelonës habit me deklaratën: Messi nuk është një shembull i mirë

Publikuar

Bojan Krkic, ish-sulmues i Barcelonës tashmë i tërhequr nga futbolli është rikthyer në klubin blaugranas me një rol të veçantë duke qenë se drejtuesit i kanë besuar atij detyrën për t’u kujdesur për të rinjtë e akademisë. 33-vjeçari duhet të ndjekë hap pas hapi progresin e të rinjve katalanas për t’i sugjeruar më pas ata në ekipin e parë.

Në një dokumentar mbi projektin e ri, Krkic thekson se të rinjtë nuk duhet të kenë si shembull vetëm Lionel Messin, Cristiano Ronaldo apo Rafael Nadal. Sipas Krkic emrat e sipërpërmendur janë të veçantë dhe nuk ka arsye përse të tjerët të kërkojnë me ngulm t’i kopjojnë dhe më pas të zhgënjehen nëse nuk marrin të njëjtin rezultat.

“Si Messi ashtu edhe Ronaldo apo Rafael Nadal, nuk janë shembuj të zakonshëm. Nuk mund të jenë ata shembujt për të rinjtë, bëhet fjalë për emra të jashtëzakonshëm. Nuk mund të konsiderohesh i suksesshëm vetëm nëse ndjek hapat e tyre dhe nëse nuk ia del, atëherë nuk je i suksesshëm. Nuk është kjo e vërteta. Suksesi është i ndryshëm për të gjithë.

Lexo edhe:

Për mua i suksesshëm konsiderohet Sergio Canalles. Ka dëmtuar tre herë gjurin dhe përsëri ia doli të ishte pjesë e kombëtares. Një tjetër rast suksesi është Joselu. Ai mbërriti te Real Madrid në moshën 33-vjeçare. Këto janë shembuj të mirë suksesi. Unë mund të kisha shënuar edhe 200 gola me Barcelonën, por shënova 84.

Nuk mund të mërzitem se përse nuk shënova 200, kam vendosur të vlerësoj të gjithë sakrificat që kam bërë për të shënuar 84. Prandaj, të rinjtë duhet të japin maksimumin dhe të mos krahasohen gjithnjë me emra që janë të jashtëzakonshëm”, u shpreh Krkic.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook