fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ish kryenegociatorja, e ashpër ndaj BE

Publikuar

Ish ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka shkruar së për çfarë statusi neutral po flet Bashkimi Evropian, kur 22 vende  nga 27 gjithsej sa i ka BE, e kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Për cfarë statusi neutral po flasin disa zyrtare të BE-së, kur shumica e vendeve të BE-së kanë njohur shtetin e Kosovës. 22 vende e kanë njohur, vetëm 5 ende jo” ka shkruar ajo.

Ndërmjetësi i BE në dialog Miroslav Laicak, sipas Tahirit, duhet ta këtë të qartë këtë fakt, përndryshe do të gaboj.

Jam ballafaquar me qasje të tilla të gabueshme në Bruksel, por i kam kundërshtuar fuqishëm, me argumente duke përfshirë vendimin pro pavarësisë të Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi.

Postimi i plotë i Tahirit:

Per cfare statusi neutral po flasin disa zyrtare te BE-se kur shumica e vendeve te BE-se kane njohur shtetin e Kosoves. 22 vende e kane njohur, vetem 5 ende jo.  Ndermjetesi i BE ne dialog Miroslav Laicak duhet ta kete te qarte kete fakt, perndryshe do te gaboj. Jam ballafaquar me qasje te tilla te gabueshme ne Bruksel, por i kam kundershtuar fuqishem, me argumente duke perfshire vendimin pro pavaresise te Gjykates Nderkombetare per Drejtesi./tg/

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook