fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ish-kryeministri turk: Ambasadorët tanë, ishin njëkohësisht edhe Ambasadorë të Kosovës (video)

Publikuar

Reagimet nga Turqia rreth hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk kanë të ndaluar. Pas Ministrisë së Jashtme turke, ka reaguar edhe ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, që tash drejton partinë opozitare “Gelecek Partisi”.

Por gjatë fjalimit të tij në një kongres të partisë në Fatih të Stambollit, Davutoglu ka treguar kontributin që Turqia, sa ky ishte Kryeministër e ministër i Punëve të Jashtme, ka bërë për Kosovën.

Tutje Davutoglu ka ndarë një histori interesante rreth Kosovës me simpatizantët e tij.

Kundërshtari i Erdogan ka treguar se çfarë u kishte thënë ambasadorëve të Turqisë nëpër botë për Kosovën.

“Të gjithë ambasadorëve tanë nëpër botë ju dërguam udhëzime se aty ku Kosova nuk njihet apo s’ka ambasadë të saj, ju jeni ambasadorë të Kosovës”, ka thënë Davutoglu, shkruan Reporteri.net.

Në fjalimin e tij të gjatë, lideri opozitar ka kritikuar edhe Erdoganin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai është tallur me Erdoganin teksa i ka përkujtuar fjalët e mëdha që ai dhe mediat e tij, sipas Davutoglut, patën për Trumpin.

“Më siguri kosovarët kanë menduar se meqë Erdogan po tregon kaq respekt për Presidentin Trump, i cili e ka shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, nëse media e kontrolluar nga ai e lartëson Trumpit deri në qiell, edhe nëse iu bindemi urdhrave të Trumpit, Turqia nuk do na thotë ndonjë gjë”, tha Davutoglu./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021