fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Ish-komandanti i Xhelal Sveçlës: Xhelali qëndroi 10 ditë në luftë, iku me refugjatët maleve

Ka qenë në kompaninë e tretë në lagjen Baranaj, por ka nejtë vetëm 10 ditë, ka dezertu dhe ma nuk e di. U ardhë u lajmëru si ushtarak, i kemi dhënë detyra dhe ka ik pas 10 ditëve

Publikuar

Vetëm dhjetë ditë ka qëndruar i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i tanishëm i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla. Pas këtyre ditëve ai kishte lënë detyrën e tij si ushtar në UÇK dhe kishte ikur maleve së bashku më refugjatët.

Kështu ka rrëfyer komandanti i Sveçlës, Skënder Tahiri që ishte komandant togu. Tahiri e pohon se ministri Sveçla kishte qenë ushtari i UÇK-së në fshatin Klinë, në Skenderaj, përkatësisht në lagjen Baranaj por më pas ishte bashkuar me kolonën e refugjatëve që po iknin në Shqipëri.

“Ka qenë në kompaninë e tretë në lagjen Baranaj, por ka nejtë vetëm 10 ditë, ka dezertu dhe ma nuk e di. U ardhë u lajmëru si ushtarak, i kemi dhënë detyra dhe ka ik pas 10 ditëve sa më kujtohet mu”, ka treguar Tahiri.

Ai madje thotë se nuk i dha asnjë arsyeja para se të largohej nga lufta. “Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij, ka ik malit se bashku më refugjatë, me sa e di unë iu ka bashkëngjitë edhe kolonës bile”, shprehet Tahiri për Infokus.

Se Sveçla ka qenë një ushtar dezertor e ka thënë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Berant në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë” ka deklaruar Haxhiu. E krejt ky debat ka nisur pas arrestimi në mënyrë të dhunshme ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021