fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ish-i i Realit firmos kontratën e re me skuadrën baske

Publikuar

Japonezi Takefusa Kubo nënshkroi një kontratë të re me Real Sociedadin, të hënën, me kohëzgjatje deri në vitin 2029, përpara ndeshjes së Champions League këtë javë me Paris Saint-Germain.

Anësori 22-vjeçar është pjesë kyçe e sulmit të skuadrës baske me gjashtë gola në ligë këtë sezon dhe do të ketë një rol qendror për të luajtur kundër PSG-së në mungesë të mundshme të golashënuesit më të mire, Mikel Oyarzabal.

Real Sociedadi udhëton për në “Parc des Princes” për t’u përballur me kampionët francezë të mërkurën, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave.

Lexoni edhe:

Kubo iu bashkua fillimisht akademisë së Barcelonës, por nënshkroi për Realin e Madridit në vitin 2019, pa bërë asnjë paraqitje në ekipin e parë.

Ai u transferua te Real Sociedadi sezonin e kaluar, duke u bërë lojtari i parë japonez i klubit dhe ndihmoi skuadrën baske të kualifikohej në Champions League.

Kubo, i cili luajti për Japoninë në Kupën e Botës 2022 dhe Kupën e Azisë të këtij viti, ka shënuar 15 herë në 71 paraqitje për Real Sociedadin.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook