Lajme
Ish – bashkë partiaku i Kurtit thotë se Vjosa Osmani, nuk është e rëndësishme për Kurtin

Dardan Molliqaj, lider i PSD-së, ka thënë se numri dy në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, Vjosa Osmani, nuk është e rëndësishme për Kurtin, ajo është e dobishme.
Ai në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në VV nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm, por vetëm të dobishëm sepse i rëndësishëm është vetëm një, duke aluduar në Kurtin, shkruan Express.
“Nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm në VV, është një i rëndësishëm tjerët të dobishëm”, është shprehur Molliqaj.
“Si t’i vyen atij të rëndësishmit, gjithkush është i dobishëm. Edhe Vjosa Osmani është e dobishme, jo e rëndësishme”.
“Nuk po them që Kurti s’e do Osmanin, por është e dobishme”.
Tutje, ai foli edhe për Haki Abazin, u sipas tij Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet e kaluara dhe ishte shndërruar në ikonë.
“Haki Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet i kaluar për shkak të kallxo, por nuk është më. Ndërsa në zgjedhjet e kaluara pati qenë ikonë”, ka thënë Molliqaj. “Ne me të drejtë i themi (Kurtiti) lider suprem”, shtoi Molliqaj.
