fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Isa Mustafa jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paraqitur dorëheqjen  e tij, pas rezultatit që LDK mori në këto zgjedhje.

Mustafa ka konfirmuar dorëheqjen pas mbledhjes se kryesisë së partisë ku ka thënë së rezultati është shumë i keq për LDK-në, rezultat që ne nuk e kemi pritur fare as nga puna në teren e as nga puna që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti

“Kishim mbledhjen e kryesisë që e thirra unë pas rezultateve të zgjedhjeve. Qytetarët e thanë fjalën e tyre përmes votës dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri në një periudhë të shpejtë kohore me statut e kemi 60 ditë që ta bëjmë këtë mirëpo unë do ta bëjë më shpejtë këtë” ka thënë Mustafa.