fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Inter vetëm sa na motivon”, Allegri: E prisja të fitonin ndaj Romës, Vlahovic është dëmtuar

Publikuar

Juventus do të tentojë të “hedhë pas krahëve” disfatën me Inter teksa të hënën në mbrëmjen pret në “Allianz stadium”, Udinesen. Para sfidës me friulianët, në konferencë për shtyp, trajneri Massimiliano Allegri konfirmoi mungesën e Dusan Vlahovic ndërsa theksoi se ai ka si qëllim kryesor të rikthejë Juventusin në Champions League.

“Duhet të rikthehemi te fitorja, përballë kemi një kundërshtar që nuk i meriton pozitat që mban në kampionat. Udinese ka lojtarë të mirë dhe fizik, plus Samardzic. Vlahovic ka një lodhje muskulore dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Veronës, sulmuesit e tjera janë mirë dhe do të më duhet të zgjedh mes Chiesës dhe Yildiz.

Lexo edhe:

Sa i përket Alcaraz, nuk është ende gati për të luajtur titullar. Interi është në një tjetër rrugëtim, dihej që ishin favoritë për kampionatin. Mua nuk më duhej të prisja fitoren e tyre ndaj Romës për të kuptuar sa të fortë janë.

Fitorja e Interit nuk na bën që në fushë të futemi të pamotivuar, madje është e kundërta, tani jemi edhe më të motivuar. Ne kemi si objektiv rikthimin në Champions dhe duhet të rikthehemi të fitojmë nga ndeshja me Udinesen.

Lexo edhe:

Nesër 405 ndeshje në drejtimin e Juves si Lippi? Unë mendoj vetëm ta mbyll në mënyrën më të mirë këtë sezon dhe më pas do të shohim, kam edhe një vit kontratë me Juventus. Trajnerët varen gjithnjë nga puna e tyre dhe nga ajo që arrijnë.

Jam i lumtur që barazoj Lippin, një trajner që ka bërë historinë me Juventus dhe në futbollin italian. Jam shumë i lidhur me Lippin. Për mua e rëndësishme është të fitoj skuadra, objektivat personal janë në plan të dytë”, u shpreh Allegri.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook