fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Inter kthehet në “bunker”, mbrojtja vendos rekord në Europë!

Publikuar

Inter nuk gaboi as në një transfertë delikate si ajo ndaj Fiorentinës. Zikaltërit triumfuan me rezultatin 1-0 dhe u rikthyen në krye të Serie A, me një pikë më shumë se Juventus në pritje të përballjes direkte të dielën në San Siro.

Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi tregoi shumë pjekuri në “Artemio Franchi” ku përballoi sulmet e vendasve më së miri, dhe në momentin kur Fiorentina iu afrua barazimit, Yann Sommer veshi kostumin e heroit duke ndalur nga 11-metrat Nico Gonzalez.

Kështu, Inter fitoi dhe mbajti portën të paprekur për të 13-tën herë në 22 javë kampionat. Juventus dhe Nice në Francë ia kanë dalë ta ruajnë portën e parekur në vetëm 12 ndeshje. Statistikat tregojnë se pikërisht faza difensive është edhe pika më e fortë e zikaltërve.

Lexo edhe:

Në këtë sezon, në pesë kampionatet kryesore të Europës është pikërisht Interi skuadra që ka pësuar më pak gola, vetëm 10. Ndërkohë, nëse marrim në konsideratë ndeshjet e të gjithë kompeticioneve, Inter ia ka dalë ta mbyllë 90-minutëshin me portën e paprekur në 18 nga 30 ndeshje.

Shifrat, padyshim që lënë të kënaqur trajnerin Simone Inzaghi që e ka kthyer skuadrën e tij në një “bunker” të vërtetë në ndjekje të objektivave sezonal, titulli kampion në Itali dhe një rrugëtim sa më i gjatë në Champions League.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook