fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Inter është tre vite mbrapa”, ish-sulmuesi: Titullin nuk e kanë fituar prej Inzaghit!

Publikuar

Inter është këtë sezon në pozita komode për t’u rikthyer te titulli kampion në Serie A pas tre vitesh. Zikaltërit janë aktualisht në krye të kampionatit me një diferencë prej katër pikësh me ndjekësit e Juventusit, si dhe kanë avantazhin e një ndeshje më tepër se rivalët bardhezinj.

Megjithatë, për ish-sulmuesin e famshëm italian, Paolo Di Canio, zikaltërit po bëjnë vetëm detyrën pasi kanë organikën më të fortë. Sipas Di Canios, Inter duhej ta kishte fituar titullin kampion edhe para tre vitesh ndërsa theksoi se titulli mungon prej eksperiencës së pakët të trajnerit Simone Inzaghi.

Lexoni edhe:

“Për mua Inter është tre vite mbrapa. Ashtu si në këtë sezon, edhe para tre vitesh zikaltërit kishin skuadrën më të fortë. Por, për mungesën e eksperiencës së trajnerit dhe disa lojtarëve nuk ia dolën ta fitonin titullin”, u shpreh Di Canio.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook