fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Inter dhe Juventus sfidohen hapur në merkato, përplasen për dy mesfushorë

Publikuar

Klubet kryesore kërkojnë të afrojnë gjithnjë lojtarët më të talentuar në organikë dhe ndodh shpeshherë që të duelojnë ashpër në merkato. Kështu, duket të jetë edhe rasti i fundit mes Juventus dhe Inter që në janar pritet të startojnë një betejë të vërtetë për dy mesfushorë, Lazar Samardzic dhe Piotr Zielinski.

I pari është lojtari serb në pronësi të Udinese. Inter ishte shumë pranë firmës me 21-vjeçarin në merkaton e janarit, por palët nuk gjetën dakordësinë. Megjithatë, zikaltërit nuk kanë hequr dorë. Por, tashmë në garë është edhe Juventus që kërkon me ngulm një lojtar me cilësitë e serbit.

Samardzic është një objektiv i vjetër i drejtorit Giuntoli që me këtë rast kërkon të tregojë aftësinë e tij dhe të mposhtë Marottën e Inter. Bardhezinjtë duken paksa më të avancuar teksa edhe vetë lojtari është i hapur për një transferim në Torino, megjithatë Inter mbetet pjesë e negociatave dhe do të tentojë deri në fund.

Lexo edhe:

Në rastin e dytë, çështja Zielinski është disi më e komplikuar për të dyja klubet. Edhe pse polaku nuk ka avancuar në bisedat për të rinovuar kontratën me Napolin, sërish mbetet shumë i lidhur me ngjyrat dhe qytetin.

Për të do të jetë e vështirë ta ndryshojë Napolin me një tjetër klub të Serie A, megjithatë nëse në janar tema e rinovimit të kontratës nuk do të jetë hapur, atëherë drejtori i Inter, Marrota do të jetë i pari që nëpërmjet diplomacisë do të tentojë një tjetër goditje me kosto zero, që është edhe fusha e tij e preferuar.

Në këtë rast, Juventus është pak më i tërhequr dhe pret se si do të avancojë situata me Zielinskin, për të përfituar nëse Inter nuk është i gatshëm të kënaqë polakun.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook