fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Institucionet të formohen urgjent dhe pa pengesa politike

Publikuar

Në takime të ndara, virtuale, zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, ka kërkuar nga partitë politike që do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës që me urgjencë të formojnë qeverinë e re në Kosovë dhe atë pa pengesa politike, shkruan Tipografi.

Një kërkesë të tillë të zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, e ka bërë publike të premten Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook.

“Në takimet e djeshme virtuale, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Matthew Palmer theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE, forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për një Kosovë me diversitet dhe të pavarur”, thuhet në shkrimin e ambasadës./tipografi/

Vazhdo më shumë