fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Instagram do të ndalojë përfundimisht përdoruesit nën 13 vjeç

Publikuar

Instagram së shpejti  do të përdorë teknologji të reja të inteligjencës artificiale për të kuptuar nëse një përdorues është nën moshën 13 vjeç.

Këto janë disa nga funksionet në të cilat po punon aktualisht Instagram për të mbrojtur anëtarët më të rinj të këtij komuniteti, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç është tashmë në shpërndarje në të gjithë botën.

Pjesëmarrja e minorenëve në rrjetet sociale është një problem madhor. Kujtojmë se kompania TikTok, pas një kërkese nga Garantuesi i Privatësisë, po kërkon moshën e përdoruesve në regjistrim, pas disa problemeve që u hasën tek të rinjtë, shkruan Klan TV.

Lidhur me kufizimin në shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rinjve dhe të rriturve, sipas kompaisë, kjo do të bazohet në teknologjinë e një mekanizmi të aftë të parashikojë moshën e përdoruesve kur regjistrohen në Instagram./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021