Cristina Maza me anë të një cicërim në Twitter-it, ka cituar zëdhënësin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara Edward Price të këtë thënë së qeveria e re në Kosovë duhet të vazhdoj dialogun me Serbinë.
“Edward Price tha se SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”, shton tutje Maza, duke cituar zëdhënësin e Departamentit të SHBA-së.