Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej” ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve, raporton Sinjali.
Shoferi i veturës, Arben Qazimi, 35 vjeç, i cili është futur në mes të sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, ishte nën efektin e kokainës gjatë shkaktimit të incidentit.
Sipas Policisë, përcjell Top Channel, autori nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, por ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, madje edhe në veturë janë gjetur dy lloje drogash.
“Ai ka bërë testin e alkoolit dhe nuk del i dehur, por nën efektin e lëndëve narkotike. Do të merret në pyetje sapo situata të stabilizohet. Një perimetër sigurie është vënë dhe po nga policë për shkak se nuk ka ku të vendosen, ndërsa janë në pritje të ekspertëve të kriminalistikës. Në veturë iu gjet drogë e llojit kokainë dhe hashash”.