fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ibra rikthehet te Milani, përfundon takimi me Cardinalen

Publikuar

Zlatan Ibrahimoviç është vetëm një hap larg rikthimit te Milani. Sulmuesi suedez, i cili u largua nga kuqezinjtë vetëm në fund të sezonit, kur vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur, është gati të rikthehet, por këtë herë me një rol tjetër.

Nuk është ende e qartë detyra që Ibra do të marrë te Milani, por pas takimit në shtator, mbrëmjen e të hënës ka pasur sërish bisedime mes tij dhe pronarit të kuqezinjve Gerry Cardinale.

Lexo edhe: 

Të dy u takuan në një hotel në Milano, teksa mediat në Itali raportojnë se është arritur një marrëveshje, por as Milani dhe as Ibrahimovic nuk kanë dhënë detaje, ndoshta për të mos shpërqendruar skuadrën në prag të ndeshjes ndaj Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve.

Gjasat janë që Ibra të rikthehet me një rol drejtues te Milani, që javët e fundit po vuan jo pak rezultatet, teksa mbetet ende për t’u parë se cila do të jetë detyra e tij konkrete.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook