fbpx
Lidhu me Ne!

Rajon

I zhdukur prej disa ditësh, trupi i pajetë që u gjet në Shën Gjergj dyshohet se i përket Rudolf Elezoviç

Publikuar

Trupi i pajetë që është gjetur mbrëmë në Shën Gjergj dyshohet se i përket ish shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Nga Policia e Ulqinit thonë se sot do të bëhet analiza e trupit të pa jetë, nga e cila pritet të mësohet identiteti dhe arsyeja e vdekjes. Kujtojmë se zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç. Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.

Një nga pistat që po qarkullonte në mediat malazeze ishte arratisja e Elezovic drejt SHBA, menjëherë pasi kuptoi se anëtarët e një grupi kriminal që kontrabanduan rreth dy tonë e gjysmë marijuanë dhe nxorën zbuluar një nga ‘lidhjet’ më të rëndësishme në trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë.

Dyshimet për lidhjet me trafikun e drogës lindën pasi ai përdori taktikën e kalimit të paligjshëm të kufirit që zakonisht përdoret nga kontrabanduesit. Sipas burimeve të “Dnevni novini”, ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale, që janë në Shqipëri duke i siguruar atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen e tij.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person, i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë, shkruan Topchannel. Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezoviç i parandaloi ato dhe u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021