fbpx
Lidhu me Ne!

OP/ED

I ri, por i pjekur politikisht

Kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut; një komune të vogël që gjendet në veri perëndim të vendit, e të banuar më njerëz të edukuar dhe me kulturë të lartë të punës, Iliri është trashëgimia dhe përçuesi me i mirë i kësaj kulture!

Publikuar

“I ri, por i pjekur politikisht”, një përshkrim të tillë për pak veta mund ta besh sot në vendin tonë. Janë dy pole të ndryshme që mbizotërojnë skenën politike kosovare.

Të vjetrit, që kanë një bagazh dhe një memorie institucionale, por, ndoshta nga mosha apo edhe nga rutina e krijuar nga puna shumë vjeçare, në një institucion janë bërë jo produktiv, jo atraktiv në ofrimin e zgjidhjeve kreative dhe përmbajtjesore për mirëqenien e përgjithshme, e deri diku kanë filluar të sillen me arrogancë, duke ta krijuar përshtypjen se gjithçka nis dhe përfundon me ta.

Të rinjtë, të shumë kërkuar nga qytetarët, por që pa fajin e tyre, (meqë mosha nuk ua mundëson), po shpërfaqen të pa përgatitur për detyrat dhe përgjegjësit që po i marrin, dhe duke qenë kështu, në opinion po perceptohen, po thuajse njëjtë sikur të  parët – jo produktiv, me ide atraktive, por pa njohuri se si t’i shtyjnë këto ide përpara.

Një dukuri tjetër që vërehet këtu dhe që po praktikohet nga ta është i ashtuquajtur diferencimit shoqëror brenda grupit, që kur te tentosh të bisedosh me ta për ketë, nuk kanë ndonjë argument apo ide pse e bëjnë këtë. Argumenti me i shpeshtë i përdorur nga ta është “ai ka punuar me ata, apo me këtë strukturë…etj. etj.

“I ri, por i pjekur politikisht”, e thamë qysh në fillim se ky togfjalësh tek personaliteti i pak vetave mund të mishërohet në kuptimin e plot të tij. E ne mesin e ndër të pakteve është Ilir Ferati, ku ky togfjalësh e gjënë mese miri vetveten.

Pse themi kështu:

Si 32 vjeçar, Ilir Ferati sot brenda personalitetit të tij mishëron disa faza të shtet ndërtimit të Kosovës. I lindur në vitin kur shqiptarët tronditen themelet e ish Jugosllavisë dhe trasuan rrugën e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, përmes një sistemi shtetëror paralel, i paparë ndonjëherë në historinë e kombeve, Iliri sot mese miri e shpërfaq dhe e personifikon atë periudhë, meqë u rrit brenda një familje që ishte pjesë e proceseve shtet ndërtuese.

Kjo e bën Ilirin, të përgjegjshëm; ta njoh sakrificën e kombit për shtet ndërtimin dhe të vetëdijshëm e të gatshëm që për idetë shtet ndërtuese, të sakrifikoj nga vetvetja.

Iliri sot personifikon një personalitet të shkolluar, jo në Bullgari, Harvard apo kudo tjetër nëpër botë, por në Kosovë. Jo që s’mundi, por sepse Ai dhe familja e tij deshën të bashkë ndjejnë me bashkëmoshatarët. Kjo e benë sot atë, të jetë një personalitet i kalitur, që mbi supet e ti të marr përgjegjësin e të qenit i pari në procese.

Iliri është unifikues – e gjithë rrjedha e ngjarjeve që e kanë përcjellë atë, kanë qenë në këtë frymë dhe e kanë bërë atë të jetë simbioza, emëruesi i përbashkët i gjeneratave, ideve dhe e bindjeve të ndryshme.

Tek Iliri nuk gjen strehë shprehja “Ne dhe Ata” – “Bashkë”, është natyra e punës së tij.

Iliri është trashëgimia me e mirë e një brezi që nuk kurseu asgjë nga vetja, për atdheun dhe shtetin, meqë jo vetëm që u rrit, por edhe u edukua në ketë frymë. Iliri ka treguar që din dhe mundet të qoj përpara ketë amanet!

Iliri, i cili mbi supet e tij e bart përvojën institucionale, duke qenë i zgjedhuri i popullit në Kuvendin e Kosovës, njeh institucionin, shtetin dhe administratën, me mirë se kushdo tjetër, dhe çka është me e rëndësishmja, me fanatizëm lufton për ruajtjen dhe forcimin e tyre.

Duke qenë njohës i mirë i gjuhëve të huaja, Iliri, sot ruan dhe kultivon raportet ndër personale me figura të çmuara ndërkombëtare dhe raportet preferenciale me institucione kredibile ndërkombëtare.

E tashmja e Ilirit

Kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut; një komune të vogël që gjendet në veri perëndim të vendit, e të banuar më njerëz të edukuar dhe me kulturë të lartë të punës, Iliri është trashëgimia dhe përçuesi me i mirë i kësaj kulture!

Ilirit duhet t’ia japim rastin dhe përgjegjësin për të na shërbyer, për të na udhëhequr, jo se e ka emrin Ilir, por se personaliteti i tij, e kaluara e tij, e tashmja e tij na garanton një prijës të urtë dhe punëtor. Iliri me punën e tij, për veti do t’i bëjë edhe skeptiket me të mëdhenj – me mbani për fjalë!

Asdren Osaj

Vazhdo më shumë