fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

I hiqet imuniteti ish-liderit të Katalonjës

Publikuar

Parlamenti Europian votoi pro heqjes së imunitetit të ish-guvernatorit të Katalonjës Carles Puigdemont dhe dy politikanëve të tjerë separatistë.

Ky vendim u hap rrugën autoriteteve gjyqësore të Spanjës për të proceduar penalisht ish-guvernatorin për mbajtjen e një referendumi të paligjshëm për pavarësi në vitin 2017, si dhe të kërkojnë ekstradimin e tij nga Belgjika.

Madridi synon të riaktivizojë urdhër arrestin europian dhe ta ekstradojë Puigdemont për ta gjykuar për kryengritje dhe shpërdorim të fondeve publike.

Akuza të ngjashme janë ngritur edhe ndaj dy separatistëve të tjerë, ish-ministrit katalanas të Shëndetësisë, Antoni Comín dhe ish-ministres së Arsimit Clara Ponsatí, shkruan TvKlan. Megjithatë, ekstradimi është në duart e sistemit belg të drejtësisë, ndërsa Spanja e ka referuar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Qeveria spanjolle e mirëpriti votimin në Parlamentin Europian, me pretendimin se çështja e Katalonjës duhet të zgjidhet brenda Spanjës.

Vota e euro deputetëve dërgon një mesazh të qartë se “problemet e Katalonjës zgjidhen brenda Spanjës dhe jo në Europë”, tha ministrja e Jashtme Arancha  González  Laya përmes një deklarate të shkurtër. Ajo shtoi se qeveria spanjolle është e hapur për dialog dhe negociata.

Nëntë ish-udhëheqës katalanas janë dënuar nga gjykatat spanjolle me 9 deri në 13 vjet burg. Puigdemont, Comín dhe Ponsatí duhet të ishin pjesë e të njëjtit proces gjyqësor, por largimi i tyre nga vendi e bëri të pamundur dënimin./tipografi/

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook